Edhe pse kanë thënë se është e lindur për skenë, këngëtarja Adelina Ismaili nuk sheh perspektivë në profesionin si këngëtare dhe thotë se në momentin kur kjo nuk shkon, ka mundësi që të orientohet diku tjetër, por nuk dëshiron të zbulojë “sekretin”, pasi jeta e ka mësuar që asnjëherë mos të planifikojë gjërat, por t’ia lë fatit. Adelina Ismaili tha për Kosovapress se albumi i fundit ka pasur sukses dhe atë sukses është duke e shfrytëzuar deri në maksimum. “Ka qenë vullnet i Zotit, po më doket me pas sukses, sidomos në këto kohëra që ne jetojmë është gati e pamundur të flitet për sukses dhe për këto mund t’ju betohem në Qeverinë e Kosovës që nuk po rrej”, tha Adelina. Read More
...
|